TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

by Teve1
2 orë ago
1
A A
RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka thënë, fushatën denigruese, gjuhën fyese dhe urrejtjenxitëse në rrjetet sociale ndaj Leonida Molliqajt, Drejtore Ekzekutive e QIKA-s dhe anëtare e Bordit Këshillëdhënës të RrGGK-së.

Në reagim thuhet se kjo fushatë ndaj Molliqajt po bëhet për shkak të angazhimit të saj në protestat e organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe qëndrimeve të shprehura gjatë paraqitjeve të saj publike.

RrGGK-ja e konsideron të papranueshme përpjekjen për ta politizuar dhe diskredituar angazhimin e saj feminist dhe qytetar, duke i atribuuar motive politike ushtrimit të së drejtës për protestë dhe kërkimit të përgjegjësisë institucionale.

Në reagimin e këtij rrjeti thuhet se aktivizmi për të drejtat e grave, kundërshtimi i dhunës me bazë gjinore dhe kërkesa për drejtësi nuk duhet të shndërrohen në shkas për sulme personale, fyerje dhe nxitje të urrejtjes.

“Është veçanërisht shqetësuese që, në një kohë kur po protestohet kundër dhunës ndaj grave dhe dështimeve institucionale për t’i mbrojtur ato, hapësira publike po përdoret për të sulmuar pikërisht gratë që po kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie. Fushata të tilla denigruese shërbejnë për frikësimin, heshtjen dhe dekurajimin e grave aktiviste nga pjesëmarrja në debatin publik, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemi që ato po përpiqen ta adresojnë”, thuhet në reagim.

RrGGK-ja shpreh solidaritetin e plotë me Leonida Molliqajn dhe të gjitha gratë që përballen me sulme për shkak të angazhimit të tyre publik.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga gjuha fyese dhe denigruese dhe të respektojnë të drejtën e secilit për të protestuar, për t’u shprehur lirshëm dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet. Gratë që e ngritin zërin kundër dhunës nuk duhet të përballen me një formë tjetër dhune për shkak se refuzojnë të heshtin”, thuhet tutje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-pronari i Chelseas

Tragjedi në Gjilan, gjenden pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë, policia nis hetimet

“Dorëheqje”, “Keni dështuar”, disa nga mesazhet e protestuesve kundër Qeverisë Kurti

“Dorëheqje”, “Keni dështuar”, disa nga mesazhet e protestuesve kundër Qeverisë Kurti

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Arlinda Zekaj iu lut gjykatësit për mbrojtje: Për ju është rutinë, për mua është jetë

Irani shpall forcat ajrore dhe marinën britanike si organizata terroriste

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën