TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e veturave zyrtare vështirëson punën e policëve në terren

Zyrtarët policorë në teren po përballen me mungesë të veturave, për çka po vlerësohet se u shkakton vështirësi në kryerjen e detyrave të tyre. Nga Sindikata e Policisë thonë se kjo është çështje që kërkon trajtim urgjent.

by Lindrit Zejnullahu
2 orë ago
1 0
A A

Nata e 15 tetorit ishte e kobshme për Arlinda Zekajn.

Ajo u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj brenda hapësirave të shtëpisë.

Por kjo nuk ishte hera e parë që ajo përballej me kërcënime për jetën.

Kjo u konfirmua edhe nga vet Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Madje, raportet thonë se në një rast kur e ndjera kërkoi ndihmë, policia u vonua më shumë se një orë.

Kjo, për shkak se nuk kishte vetura në dispozicion për t’iu përgjigjur thirrjes së saj.

Për këtë, tëvë1 dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, por që gjatë javës nuk ka pranuar përgjigje.

Se ka mungesë të këtyre mjeteve, e thonë edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente.

“Mungesa e automjeteve ndikon shumë në punën e përditshme dhe në efikasitetin operacional të Policisë së Kosovës. Zyrtarët policorë përballen me vështirësi për të arritur me kohë në vendin e ngjarjes, për t’iu përgjigjur thirrjeve të qytetarëve dhe për të realizuar patrullimet e rregullta. Duhet ta kemi parasysh se në punën policore çdo minutë është e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste emergjente, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e veprave penale”, deklaroi Avdi Hoti, kryetar i sindikatës së Policisë së Kosovës.

Për këtë, kërkojnë që të bëhet një zgjidhje e përhershme e këtij problemi.

“Si Sindikatë e Policisë së Kosovës, konsiderojmë se furnizimi me automjete të mjaftueshme dhe funksionale është domosdoshmëri, jo luks. Nuk mund të kërkojmë efikasitet maksimal nga zyrtarët policorë pa ua siguruar kushtet dhe mjetet elementare të punës”, shtoi Hoti.

Se kjo problematikë e ka shoqëruar ndër vite këtë institucion, e thotë edhe ish-drejtori i saj, Reshat Maliqi.

“Janë pjesë e domosdoshme e punës së tyre, se sot nuk ka mundësi që të lëvizë pa veturë. Besoj se Polciia duhet të kërkojë buxhet më të lartë prej Ministrisë, Qeverisë dhe të pajisjet me mjetet e domosdoshme të punës që të ketë edhe vetura, edhe motora por të ketë edhe pajisje tjera, uniforma, hapësira”, tha Maliqi.

Sipas Maliqit, tek thirrjet emergjente edhe koha e reagimit duhet të jetë e tillë.

“Në disa raste Policia është shërbim emergjent dhe ata duhet për një kohë shumë të shkurtër t’i dalin në ndihmë qytetarit dhe të arrijnë në vendin e caktuar aty ku qytetari e kërkon ndihmën, arsyetimi nuk kemi veturë apo duhet pritur deri të kthehet një veturë është jo i pranueshëm sepse atëherë e humb atë efektin e shërbimit emergjent, nuk është shërbim emergjent”, potencoi Maliqi.

Ndryshe, kjo problematikë është identifikuar edhe në disa raporte inspektimi të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në një prej tyre të realizuar së fundmi në të gjitha stacionet policore të vendit, u theksua numri i veturave me vjetërsinë më të madhe si dhe mungesë e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista studentore për Kosovën: Do të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

Lista studentore për Kosovën: Do të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

Aksion i Policisë së Kosovës në veri të vendit, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Aksion i Policisë së Kosovës në veri të vendit, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Kurtin për buxhetin e vitit 2027: Vendimet po merren fillimisht në parti

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Vuçiq  përballet me kërkesë për arrestim, avokati kërkon ndjekje penale për shkelje ligjore

Aksion i Policisë së Kosovës në veri të vendit, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Aksion i Policisë së Kosovës në veri të vendit, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Kurtin për buxhetin e vitit 2027: Vendimet po merren fillimisht në parti

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, produktet blegtorale shënojnë rritje prej 3.1%

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, produktet blegtorale shënojnë rritje prej 3.1%

Tragjedi në Shqipëri: Vdes një kosovar në aksident, lëndohet vëllai i tij

Tragjedi në Shqipëri: Vdes një kosovar në aksident, lëndohet vëllai i tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën