Sipas Policisë, sasia e armëve të vjedhura është treshifrore.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton Policia.
Në lidhje me këtë, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka iniciuar rast të kualifikuar si “vjedhje e rëndë”.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është inicuar rast për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë rast, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të ndriçimit të rastit dhe identifikimit të personit/personave të panjohur deri më tani”, tha Drin Domi, zëdhënës i prokurorisë themelore në Gjakovë.
Tëvë1 gjatë ditës ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga ana e pronarëve të depos, por të njëjtit ishin të paqasshëm.






