Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi të Rrugës A.
Përmes këtij postimi, Rama ka rikujtuar zhvillimin e projektit, duke theksuar se fillimisht ishte prezantuar renderi, më pas kishin nisur punimet me bagerë dhe tani po shihet projekti në terren.
Ai ka theksuar se ky postim mbetet i pakuptueshëm vetëm për “militantët e Vetëvendosjes”, duke përcjellë edhe një mesazh me nuanca politike.
“Fillimisht RENDERI!, Tani BAGERI!, dhe tash PROJEKTI, Kujdes: Ky postim është i pakuptueshëm për militantët e Vetëvendosjes!”, shkruan Rama.




