Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.
Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për agjendën gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre.
“Shpreha vullnetin dhe përkushtimin tim që gjatë kësaj legjislature ta çojmë më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit”,u shpreh ajo.
Haxhiu ka vlerësuar gjithashtu punën e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare në avancimin e të drejtave të grave./teve1.info/







