Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 61-vjeçar është arrestuar në Suharekë, pasi ka pranuar se kishte shtënë me armë në ajër në bjeshkën e Bukoshit.
Rasti u raportua pasi një plumb goditi veturën e dy vëllezërve që po prisnin dru.
Gjatë bastisjes, policia sekuestroi një pistoletë dhe 59 fishekë.
“Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin (S.K. mashkull 61 vjeçar), i cili është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së policisë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Bukosh të Suharekës, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë e tipit Zastava 99, si dhe 59 fishekë të kalibrit të panjohur”,njofton PK.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./teve1.info/




