Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Pavarësisht reshjeve të shiut, temperaturat maksimale do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit.







