TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

by tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta e studentëve, pedagogëve dhe të rinjve vijoi këtë të martë për të 17-ën ditë radhazi në Tiranë. Fillimisht, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas marshuan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, studentët u drejtuan drejt Kryeministrisë, ku përsëritën kërkesat e tyre dhe thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta po zhvillohet  në qetësi, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë, ndryshe nga sa ka ndodhur ditët e para.

Autoritetet vendosën një kordon sigurie në zonë dhe morën masa për menaxhimin dhe devijimin e trafikut. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, duke kërkuar ndryshime dhe mbështetje për kauzën e tyre.

Ashtu si në ditët e mëparshme, studentët kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre duhet të plotësohen përpara nisjes së çdo procesi negociues edhe pse kreu i qeverisë ashtu si më parë, edhe sot ka vendosur ftesat për dialog para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit aktualisht ndodhen para godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë tubimin e tyre në ditën e 17-të . Të rinjtë, studentët dhe pedagogët kanë bllokuar pjesërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa po përsërisin kërkesat e tyre dhe po brohorasin slogane kundër qeverisë.

Situata para Kryeministrisë paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me forcat e policisë, të cilat janë vendosur në perimetrin e institucionit për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

JD Vance i shkruan Iranit për rifillimin e negociatave, mes kërcënimeve të Trumpit për sulme të reja

JD Vance i shkruan Iranit për rifillimin e negociatave, mes kërcënimeve të Trumpit për sulme të reja

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën