TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bajrami kërkon llogari për Planin e Rritjes: Sa milionë euro ka humbur Kosova?

by Tëvë1
25 minuta ago
0
A A
Bajrami: Mbyllja e seancës nga Basha, shkelje flagrante e Kushtetutës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar sqarime për humbjen potenciale të mjeteve nga Plani i Rritjes.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo i ka drejtuar pyetje kryeministrit Albin Kurti, i cili ka munguar. Në mungesë të tij, Bajrami ka kërkuar përgjigje nga përfaqësuesit e kabinetit qeveritar për shumën që rrezikohet dhe përmbushjen e reformave.

Sipas saj, deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit dhe të Jeton Zulfajt kanë përmendur shifra të ndryshme, prej rreth 40 milionë deri në 60 milionë euro. Deputetja ka kërkuar gjithashtu të sqarohet nëse 6 nga 13 hapat e reformave kanë mbetur të papërmbushur brenda afatit të 30 qershorit.

“Unë kam ngritë çështjen e humbjes potenciale të mjeteve nga Plani I rritjes. Konsideroj dhe besoj që Qeveria edhe pse nuk po e bën publike, tashmë e ka raportin e Komisionit Evropian për vlerësimin e përmbushjes së reformave në kuadër të agjendës për reforma ekonomike. Kemi dëgjuar deklarata të ndryshme edhe nga zotri Zulfaj dhe kryeministri Kurti për humbjen potenciale, ku njëri thotë 60 milionë euro, tjetri thotë rreth 40 milionë euro. Unë edhe sot, meqenëse kryeministri nuk është prezent, kërkoj nga përfaqësuesit e kabinetit qeveritar t’I tregojnë qytetarëve të Kosovës se sa ka humbur Kosova, meqenëse 6 nga 13 reformat nuk janë përmbushur në afatin e 30-të qershorit. Sa milionë euro ka humbur Kosova? Mos të harrojmë edhe një herë që në mandatin e kaluar për 960 ditë, ne kemi qenë nën masa ndëshkuese nga bashkësia evropiane dhe janë qindra miliona euro projekte të humbura dhe të shtyra për shkak të moskordinimit të duhur me aktërët e bashkësisë ndërkombëtare. Atëherë sa është shuma e mjeteve të humbura dhe saktësisht a qëndron ajo që 6 nga 13 hapat e reformave nuk janë përmbushur dhe a ndeheni përgjegjës për këtë”, theksoi Bajrami.

Ndonëse, Bajrami nuk mori përgjigje nga Kurti e as nga kabineti i tij në këtë seancë.

Tags: Hykemete BajramiKuvendi i KosovesLDKPlani i RritjesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Leonard Ademaj i shpreh ngushëllime familjes Zekaj, shpreson që Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm

Leonard Ademaj i shpreh ngushëllime familjes Zekaj, shpreson që Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE

​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën