TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Shteti duhet të japë llogari”, sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

by Teve1
1 orë ago
1
A A
“Shteti duhet të japë llogari”, sot sërish protestë në Prishtinë, paralajmërohen veprime të reja

Protesta kombëtare kundër vrasjes së grave do të vazhdojë sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët kanë njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe bllokimin e institucioneve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ata kanë kërkuar llogaridhënie institucionale, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t’i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë thirrje për organizim dhe solidarizim kombëtar, me qëllim rritjen e sigurisë së grave dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat. “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, përfundon njoftimi.

Vazhdimi i protestës vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.

Zekaj, para se të vritej, kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente, duke ngritur shqetësime për sigurinë e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deliu Kodra: Kuvendi nuk mund të mbahet peng, thirreni seancën

Deliu-Kodra: Arlinda kërkoi ndihmë sa ishte gjallë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Deputetja e LDK-së kërkon llogaridhënie nga Kurti për rastin e Arlinda Zekajt

Deputetja e LDK-së kërkon llogaridhënie nga Kurti për rastin e Arlinda Zekajt

Tre të kërkuar arrestohen në Podujevë, dy prej tyre me dënime prej gjashtë vjetësh burgim

​Rasti i Liridona Ademajt, sot një tjetër zhvillim në gjykatë: Çfarë kërkon Naim Murseli?

​Rasti i Liridona Ademajt, sot një tjetër zhvillim në gjykatë: Çfarë kërkon Naim Murseli?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën