Janë që të gjithë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e ish-rreshterit policor, Muhamet Lika.
Prandaj, Rilind Murati, Vatan Çaka, Elmedin Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, edhe në seancën e sotme u sollën nën masa të rrepta sigurie.
Ndaj të akuzuarit kryesor, Rejhan Bela, rasti është veçuar pasi në kohën kur dyshohet se e kreu veprën penale, ka qenë i mitur.
Radhën për të dëshmuar e kishte Armend Raka, fqinj i të ndjerit Lika.
Natën kritike, ai rrëfeu i dëgjoi krismat e armës kur po përgatitej të dilte nga banesa.
“Unë vec kam qenë gati me dalë me ni shok. U kon çështje minutash, derën e hymjes e kom pas të hapur. Niher i kom ni do zhurma…” “Ku thotë se kom shku të rreshteri, edhe ka dalë deri te hymja e objektit banesor me pa nëse o najkush, po se ka pa kërkon”, ka thënë Raka.
Në vendin e ngjarjes ku ndodhej i shtrirë rreshteri Lika, Raka tregoi se i dëgjoi hapat e dikujt duke u larguar.
Përveç Rakës, edhe dëshmitari Driton Dardhishta tha se i pa dy persona duke u larguar nga vendi i krimit.
Madje, dëshmitari konfirmoi se i dëgjoi ata edhe duke folur.
“A t’kujohet që njani ka thanë “Boll mo, e pat qikaq”, u shpreh Rrahmani.
“Po tash po mkujtohet, ama s’e di cili”, tha Dardhishta.
Përpos tyre, ai e kishte vërejtur edhe të akuzuarin, Haki Bela.
“Po, Haki Bela. Qaty afër shtëpisë teme, kah dyqani që e posedojnë, me sene islamike, me mjalta. Po thuajse çdo natë e kom pa aty Hakinë”, theksoj tutje Dardhishta.
Në këtë rast gjykimi ka ardhur drejt fundit, me vetëm edhe një dëshmitar të prokurorisë për t’u dëgjuar.






