Në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, si dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.
Përveç Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kanë drejtuar kërkesat e tyre edhe ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur sloganin “Liri, barazi, solidaritet”, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqje dhe përgjegjësi institucionale.







