Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri prej tyre me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë e Belgjikës.
Në mbledhjen e tetë të Qeverisë, janë miratuar tri marrëveshje që rregullojnë ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar.
Tri marrëveshjet me Suedinë përfshijnë ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar, ndërsa marrëveshja me Belgjikën ka të bëjë me ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Sipas Ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla këto marrëveshje synojnë të forcojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Kosovës, të lehtësojnë ndjekjen e krimit përtej kufijve dhe të avancojnë mekanizmat për zbatimin e ligjit.
“Asnjë kufi shtetëror nuk duhet të bëhet strehë për krimin, e asnjë sistem juridik nuk duhet të mbetet i vetëm përballë tij”-thekson ajo në Facebook./teve1.info/







