Holanda është larguar (përsëri) nga konkursi i këngës Eurovision 2027, pasi transmetuesi publik NPO ndryshoi planet e tij për të marrë stafetën pasi një tjetër transmetues u tërhoq në gusht.
Tërheqja lidhet me “ndjeshmëri” mbi pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs, tha drejtori i medias i NPO-së, Jurre Bosman , duke pranuar se çështja vazhdon të “nxisë reagime të ndryshme në shoqëri dhe të shkaktojë diskutime dhe përçarje”.
“Prandaj, pas konsultimit me Bordin e Transmetuesve, NPO ka vendosur të heqë dorë nga pjesëmarrja në vitin 2027”, shtoi ai.
Kjo është hera e dytë që një transmetues holandez është tërhequr nga konkursi: në gusht, Avrotros, i cili zakonisht zgjedh pjesëmarrësin holandez dhe transmeton shfaqjen, ishte tërhequr, duke i hapur rrugën NPO-së për të ndërhyrë, shkruan gazeta Guardian.
Irlanda dhe Spanja kanë deklaruar gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në garën e vitit 2027 për shkak të përfshirjes së Izraelit , dhe Republika Çeke u tërhoq për shkak të kufizimeve financiare. Islanda dhe Sllovenia gjithashtu nuk morën pjesë.
Konkursi i këngës Eurovision 2027 do të zhvillohet në qytetin bullgar të Detit të Zi, Burgas.











