Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar masa ndaj zyrtarëve nëse konstatohen shkelje apo neglizhencë në rastin e Arlinda Zekaj e cila u vra të dielën.
Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë, kanë 54 orë afat që të sjellin raportin për këtë rast.
Kurti ka thënë se duhet të shikohet edhe për rastet tjera, pasi siç tha ai ka gra që mund të përballen me rrezikun
“Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë që të ma sjellin raportin për të ndriçuar këtë rast deri në fund edhe ku kanë dështuar secila prje hallkave të zingjirit institucional por edhe cka po ndodh me gjitha rastet e ngjashme. Është e domosdoshme t’i mbrojmë të gjitha gratë. Natyrisht se do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret”, ka thënë Kurti para gazetarëve të martën, raporton teve1.info
Kurti ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk është i drejtë dhe duhet të drejtohet.
“Na duhet ta drejtojmë drejtësinë. Drejtësinë nuk e kemi të drejtë, për të mos thënë e kemi të shtrembër. Kjo do të thotë hetim hetueseve, aktakuza prokurorëve dhe gjykime gjykatësve. Këtë nëse e kemi konsideruar deritash të rëndësishme, tash duhet ta konsiderojmë urgjente”, tha ai.
Arlinda Zeka u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj.
Ajo tri ditë para vrasjes kishte dërguar një letër në Prokurorinë e Pejës ku kishte paralajmëruar se mund të vritej.
Zeka pak orë para se të vritej ishte intervistuar në cilësinë e viktimës për dhunë në familje, ku bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48-orë.
Por, me ty kthyer në shtëpi ajo ishte goditur me një mjetë të fortë nga kunati i saj.
Ky rast ka ngjalluar reagime për mosveprim të institucioneve, ndërsa që Prokuroria në Pejë ka thënë se ka nisur hetimet për zyrtarët të cilët dyshohen se kanë neglizhuar rastin./teve1.info/









