Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Dukaj e uroi presidenten për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses përgjatë këtij mandati.
“Presidentja Shiroka Pula e falënderoi ministrin Dukaj për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.
“Presidentja Shiroka Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet ndër të tjera në takim./teve1.info/









