Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e Albert Sylajt, i cili dyshohet se vrau Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, u gjetën armë e municion.
Kjo është bërë e ditur përmes raportin 24-orësh
“Fsh. Vitomiricë, Pejë 25.10.2026 – 21:02. Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Albert Sylaj gjendet në arrati. Ai dyshohet se vrau ish- kunatën e tij duke e goditur me një mjetë të fortë.
Ndërsa,ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës i cili ishte ndalaur për 48-orë, Prokuroria ka kërkaur paraburgim për shkak se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.







