Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur konkursin për mbështetje financiare për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në vlerë prej 1,000 euro për student.
Lajmin e ka bërë të ditur Elbert Krasniqi,Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në platformën e tij në Facebook.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen për mbështetje financiare për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në vlerë prej 1,000 euro për student.Ju inkurajojmë që ta shfrytëzoni këtë mundësi, të aplikoni dhe të bëheni pjesë e kësaj skeme të bursave studentore.”-njoftoi ai ./teve1.info/







