TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti-Spanca: Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Mehmeti-Spanca: Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Mehmeti Spanca, ka kërkuar zbatimin urgjent të rekomandimeve të auditimit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Përmes një reagimi në Facebook, Mehmeti Spanca ka vlerësuar se vrasja e Zekajt, e cila kishte raportuar dhunë në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, është thirrje urgjente për reflektim dhe llogaridhënie institucionale.

Ajo ka rikthyer në vëmendje gjetjet e raportit të auditimit të performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit, “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”, për periudhën 2020–2022.

Sipas saj, raporti kishte evidentuar mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin e rasteve, monitorimin e urdhrave mbrojtës dhe përfshirjen e mbrojtësve të viktimave.

Po ashtu, ishin identifikuar probleme në regjistrimin e rasteve, mbështetjen sociale dhe ekonomike të viktimave, vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës.

“Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar Mehmeti Spanca.

Auditorja e Përgjithshme ka theksuar se rekomandimet duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë.

Ajo ka kërkuar vlerësim sistematik dhe profesional të rrezikut në çdo rast të raportuar, si dhe koordinim efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale.

Mehmeti Spanca ka theksuar gjithashtu nevojën për monitorim të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës, reagim të menjëhershëm ndaj shkeljeve dhe trajtim me prioritet të rasteve të dhunës.

Sipas saj, viktimave duhet t’u sigurohet mbështetje e vazhdueshme, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale dhe ekonomike, si dhe shërbimet e specializuara. “Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka theksuar ajo.

Reagimi i Mehmeti Spancës vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës lidhur me trajtimin e rastit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen 4 persona, përdoren kartelat bankare të personave tjerë me qëllim përfitimi

Arrestohet një person në Prishtinë,dyshohet për ngacmim seksual

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta  para aktit

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta  para aktit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Klinë për keqtrajtim të vajzës së mitur

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia gjen armatim në shtëpinë e të dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekaj

MASHT-i hap konkurs për mbështetje financiare të studentëve nga komunitetet

MASHT-i hap konkurs për mbështetje financiare të studentëve nga komunitetet

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj

Vdes ish-drejtori i Medresesë “Alauddin” profesori, Bahri Simnica

Vdes ish-drejtori i Medresesë “Alauddin” profesori, Bahri Simnica

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën