TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

by Teve1
1 orë ago
0
A A
“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt.

Blenda Asllani nga OJQ QIKA tha se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, kishte ndjekur procedurat ligjore, kishte siguruar urdhër mbrojtjeje dhe kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej. Megjithatë, sipas saj, pavarësisht këtyre veprimeve, ajo u vra pak minuta më vonë.

“Çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha e prapë ta vrasin?”, u shpreh Asllani.

Ajo theksoi se rasti i Arlindës tregon dështimin e institucioneve për t’i mbrojtur gratë edhe kur ato kërkojnë ndihmë dhe paralajmërojnë për rrezikun. Asllani kërkoi që të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse të hetohen dhe që personat, veprimet apo mosveprimet e të cilëve kanë kontribuar në këtë dështim, të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Gjatë aksionit, aktivistet hodhën ngjyrë të kuqe në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, si simbol për jetët e humbura dhe për përgjegjësinë shtetërore.

“Shteti e vrau Arlindën, andaj shteti duhet të japë llogari”, ishte mesazhi i QIKA-s.

Asllani bëri me dije se QIKA do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Kolektivi Feminist për të mërkurën, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë.

Ajo tha se organizata do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie nga shteti për neglizhencën institucionale, për të cilën u shpreh se po u kushton grave me jetë.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë llogari nga shteti për neglizhencën institucionale, për shkak të së cilës gratë po e humbin jetën”, deklaroi Asllani. /RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Gjykata në Pejë: Sot pranuam aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Gjykata në Pejë: Sot pranuam aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Futbollisti i Rilindjes së Prishtinës do të stërvitet në akademinë e Villarrealit

Futbollisti i Rilindjes së Prishtinës do të stërvitet në akademinë e Villarrealit

Zyrtare: Trajneri Gentjan Mezani i bashkohet Drenicës

Zyrtare: Trajneri Gentjan Mezani i bashkohet Drenicës

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

Tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Si arriti një lëvizje studentësh ta rrëzojë Vuçiqin e Serbisë

Si arriti një lëvizje studentësh ta rrëzojë Vuçiqin e Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën