Vendi ynë është tronditur sot nga vrasja e rëndë e një gruaje në Pejë.
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
Ekipi i Tëvë1 ndodhet në Radavc, ku familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas informacioneve të bëra publike, Arlinda Zekaj kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje më 22 tetor, tri ditë para se të vritej në Vitomiricë të Pejës.
Gjatë ditës së sotme, Prokuroria e Pejës njoftoi se kryeprokurorja e kishte adresuar çështjen te institucionet kompetente dhe kishte iniciuar një rast për hetimin e pretendimeve lidhur me veprimet ose mosveprimet e mundshme të zyrtarëve.
Po ashtu, Prokuroria bëri të ditur se më 23 tetor kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës për kanosje.







