TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Pjesëtarë të shoqatave të kërkim-shpëtimit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Blinajë. Për dy ditë, ata u trajnuan për mbijetesë në natyrë dhe shkëmbyen përvojat e tyre.

by Adea Mustafaj
1 orë ago
0 0
A A

Është një mënyrë për t’u orientuar në natyrë, edhe kur nuk ke busull.

E kjo nuk ishte e vetmja teknikë që u mësua këto dy ditë në Parkun e Blinajës.

Ndërtimi i strehëve dhe gjuajtja me shtizë ishin disa nga aktivitetet e zhvilluara gjatë trajnimit.

Kjo pasi pjesëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës dhe rajonit u mblodhën aty për të mësuar më shumë rreth mbijetesës në natyrë.

“Nuk dihet kur na zë nata, ku mundemi me përfunduar një aksion, edhe për atë janë njohuritë e domosdoshme si këtij trajnim bazë që është për mbijetesë”, thotë Mentor Maloku-kryetar i shoqatës.

Në këtë trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë.

Për ta, aktiviteti ishte i frytshëm, jo vetëm për njohuritë e fituara, por edhe për bashkëpunimin mes shoqatave.

“Pas trajnimit, ku të gjithë mblidhemi dhe si me thënë krijojmë atë miqësi akoma  dhe më të fortë me njëri-tjetrin, se kjo në struktura të tilla siç është kërkim shpëtimi ka shumë rëndësi”, shprehet Blerim Ceka –nënkryetar.

Edhe përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut e vlerësuan rëndësinë e këtij trajnimi.

“Këtu këmbim përvojë dhe i premtuan njëri-tjetrit që sa më sa më shpejt edhe në komunën e Likovës të organizojmë një ngjarje të tillë”, thotë Mensur Misini-shoqata në Likovë.

Por përtej njohurive dhe përvojave të fituara, angazhimi në kërkim-shpëtim mbetet sfidues.

“Ajo pjesa humane që e ndjejmë na për brenda i mund të gjitha ato të tjerat …na kemi përditë përballë me rreziqe të ndryshme, mirëpo qëllimi jonë është që sa më shumë njerëz ta aftësojmë që në jetën e përditshme të jenë të gatshëm me vepruar në çdo situatë”, thotë Fanol Shala -nënkryetar.

Përveç sfidave në terren, shoqatat përballen edhe me nevojën për pajisje më të mira.

“Ne kemi nevojë për pajisje gjithmonë. Mirëpo e mira është që njerëzit edhe po bashkohen, edhe po ndihmojnë, edhe kjo e bon me të fuqizueshëm këta, sepse dihet që na jemi popull human, po thjesht na duhet rrugë për me gjetë… kjo është një diçka e veçantë dhe një diçka e shenjtë që po ndodh në Kosovë”, shprehet ai.

Fal kësaj shoqate janë gjet shumë persona brenda dhe jashtë Kosovës. Ata ndërhyn në terrene të vështira duke përdor pajisje profesionale dhe dronë për kërkime, por ndihma e tyre nuk mungoi as në shuarjen e zjarreve gjatë verës në vendin tonë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën