Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, ka zhvilluar një takim në Budapest me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Ilirian Kuka, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy ambasadave dhe koordinimi i aktiviteteve diplomatike.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit institucional, bashkërendimin e angazhimeve diplomatike dhe avancimin e marrëdhënieve me Hungarinë.
Presidentja Shiroka Pula vuri në pah rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet përfaqësive diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve ekonomike e kulturore, mbështetjes së mërgatës dhe promovimit të interesave të përbashkëta të të dyja vendeve.
Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të veprimit të koordinuar diplomatik në funksion të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe të avancimit të interesave të tyre të përbashkëta në arenën ndërkombëtare.








