TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

by Teve1
1 orë ago
1
A A
Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Rreth mesditës studentët u mblodhën pranë Ministrisë së Arsimit pasi kishin paralajmëruar protestë paqësore, por kjo zgjati për pak momente pasi shumë shpejt u regjistruan dhe incidentet.

Një grup personash nisën të qëllojnë me gurë e dogjën kazanët e mbeturinave në rrugë. Pasi u larguan nga policia, grupi i protestuesve tentoi të rikthehej në bulevard, shkruan abcneës.

Por një grup i dhunshëm u shfaq në krye të tij duke hedhur gurë drejt institucioneve, ndërsa persona të maskuar dhe të mitur qëlluan me sende edhe drejt forcave të policisë.

Mjete ujëhedhëse dhe gazi lotsjellës i shpërndanë dhe më pas i izoluan drejt sheshit Skënderbej.

Por izolimi shtoi valën e egërsisë. Njerëz të maskuar, me shkopinj në duar e flakadanë e lëndë piroteknike, sulmuan Teatrin e Kukullave dhe ministritë. Pamjet e siguruara nga ABC Neës tregojnë disa njerëz me maska dhe me hunj në dorë. Dy prej tyre duke mbajtur mjete shpërthyese, natyra e të cilave është e vështirë për t’u identifikuar.

Po efektin e këtyre mjeteve shpërthyese e provoi një polic. Nga pamjet duket qartë se shpërthimi ishte i fortë, ndoshta i nxitur nga ndezja e një gazi. Flakët përfshijnë trupin e tij. Për fat, ato shuhen shpejt.

Më pas, grupe të izoluara u drejtuan në rrugë të ndryshme të Tiranës, ndjekur ngadalë nga trupa të policisë. Pamjet treguan një vajzë e cila mori mjekim në rrugë. Por pas pak minutash, për fat, u pa që plaga e saj ishte sipërfaqësore.

Deri në orët e pasdites të së shtunës, në spitale janë paraqitur një numër relativisht i vogël të lënduarish: katër protestues dhe një gazetar. Deputeti Gjin Gjoni gjithashtu është ankuar nga djegia e syve. Por për policin e djegur nuk ka asnjë informacion. Por dhuna e së shtunës, e rikthyer sërish pas një jave, nuk e kurseu Tiranën nga shija e keqe e një tjetër revolucioni tetori.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Arsenali barazohet me pikë me Cityn, mposht Evertonin

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën