TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​A do të rikandidojë Abdixhiku për kryetar të LDK-së? Kjo është përgjigjja e Lushaku-Sadriut

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Lushaku: LVV-ja tenton t’ua imponojë kandidatët grupeve të tjera parlamentare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të partisë, kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut dhe mundësinë që ky i fundit të rikandidojë për një mandat të ri në krye të partisë.

Për KosovaPress, Lushaku-Sadriu ka thënë se e respekton ambicien e Ramës për të kandiduar për kryetar të LDK-së, por ka theksuar se për të marrë drejtimin e partisë, kandidati duhet të jetë anëtar i saj.

Ajo ka deklaruar se në LDK janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj, duke shtuar se gara për kryetar duhet të jetë e hapur.

“Sidoqoftë, unë e respektoj ambicien e tij për të shpallur kandidaturë. Gjithsesi, unë besoj që ka një rrugëtim se si mund të vish edhe të bëhesh kryetar. S’ka mundësi që, nëse nuk je anëtar i LDK-së, të jesh kryetar i saj. Të synosh të bëhesh, po. Po gjithsesi, në LDK janë të mirëpritur të gjithë ata që kanë dëshirë me qenë anëtarë të LDK-së, të jenë të LDK-së. Absolutisht, kjo nuk është një dëshirë që mund t’i mohohet dikujt. Patjetër, unë njoh të drejtat e njerëzve për të qenë edhe për të pasur dëshirë për kryetar. Mendoj që edhe brenda LDK-së ka shumë që kanë dëshirë që të jenë kryetarë të LDK-së edhe mendoj që gara do të jetë e hapur”, tha ajo.

Duke folur për kërkesat e Ramës për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ajo ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë drejtpërdrejt vlerësimet e tij, në mënyrë që qëndrimi i saj të mos interpretohet si i njëanshëm.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se partitë politike kanë përgjegjësi për kandidatët dhe platformat e tyre politike, ndërsa personat që garojnë nën siglën e një partie duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre në raport me të.

“Këto janë pikëpamje të zotit Rama, të cilat nuk dëshiroj që t’i diskutoj sepse mund të merren edhe si të njëanshme, por që nuk mendoj që janë vlerësime, po janë mendime të tij, të cilat ai ka të drejtë t’i shprehë ato publikisht nëse mendon që ato qëndrojnë. Sidomos, dëshiroj që të them një gjë, që partia politike është përgjegjëse për kandidatët e vet edhe është përgjegjëse për platformën politike dhe për garën politike, përfaqësohet nëpër asamble me asamblistë edhe me kandidatët e vet. Ne asnjëherë s’duhet ta harrojmë që të gjithë ne që garojmë, garojmë nën ombrellën e partisë politike dhe jemi përgjegjës për veprimet tona karshi partisë politike. Dua të them që i obligohemi, si me thënë, për një lloj raporti sepse jemi në kornizat politike që e përfaqësojnë kuadrin e partisë. Përndryshe, mund të jesh kandidat i pavarur edhe unë do të mund të garoja si deputete e pavarur, po jam në kornizën e LDK-së dhe i përfaqësoj ato vlera që më jep besim elektorati i LDK-së para së gjithash”, shtoi shefja e deputetëve të LDK-së”, potencoi Lushaku-Sadriu.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë së rikandidimit të Abdixhikut për kryetar të LDK-së, Lushaku-Sadriu ka deklaruar se ky vendim i takon vetë atij.

Sipas saj, Abdixhiku do ta vlerësojë rrugëtimin e tij politik, mbështetjen që gëzon dhe perceptimin publik përpara se të vendosë nëse do të hyjë sërish në garë.

“Kryetari Abdixhiku është në krye të partisë dhe me gjasë deri në fund të zgjedhjeve ai do të jetë. Për garimin e tij informon ai vetë dhe është ai që do të vendosë të bëjë një vlerësim të rrugëtimit të tij politik. Jam i sigurt se ai e bën në mënyrë periodike dhe pastaj vendos a do të rikandidojë apo jo. E sheh edhe nga mbështetja dhe nga perceptimi publik. Është vendim i tij. Absolutisht i tij”, përfundoi ajo.

LDK-ja do të mbajë zgjedhjet e brendshme në shtator të vitit të ardhshëm.

Tags: kryetarLDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për keqmenaxhimin e mbeturinave

Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

Maqedonci: Për pesë vjet u rekrutuan 3 mijë e 220 ushtarë të rinj në FSK

​Protestuesit në Tiranë i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit

​Protestuesit në Tiranë i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën