TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Ani pse ditën e kalon si krejt punëtorët e tjerë në një biznes në Ferizaj, Ylber Selmani ka nevoja të tjera shëndetësore. Invalidi i luftës duhet ta mirëmbajë protezën e këmbës, të cilën e humbi në luftën në Kosovë. Selmani u shpreh i mërzitur që të mërkurën nuk u ndanë 1 milion euro mbështetje nga komisioni parlamentar. Kurse përgjigje për hallet e kësaj kategorie, pati ministri i shëndetësisë sot.

by Lindrit Zejnullahu
18 minuta ago
0 0
A A

Ditën e kalon si çdo punëtor tjetër në këtë biznes.

Por, nevojat e tij shëndetësore, nuk janë të njëjta më të tjerët.

Është ky, Ylber Selmani nga Ferizaj, i cili e ka të amputuar gjysmën e këmbës së majtë.

Krejt kjo si pasojë e plagëve të marra gjatë luftimeve me forcat serbe, si pjesëtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”

Si pasojë e kësaj, Selmani thotë se në disa periudha kohore i duhet ta ndërrojë protezën e vendosur në këmbë.

Ajo që e lëndoi së fundmi Selmanin, ishte fakti që Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nuk e mbështeti amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza për invalidët e luftës.

“Kur e ki tash ligjore dhe e ki atë të amandamentune, psh unë sot nuk kam nevojë për protezë, por ka mundësi kam nevojë nesër. Tash momentin e parë kur është ligjore ti bën kërkesë pa ato tjerat, pa prezentim ato që ti e ndien veten keq a me i thënë a mos me i thënë edhe ty të marohet proteza. Dmth amandamentimi i djeshëm ka qenë pikërisht kjo, atyre brenda që ka votuar dhe nuk ka votuar iu mungon humanja, iu mungon njerëzorja, realisht ata paguhen”, shprehet Ylber Selmani-invalid i luftës.

Selmani thotë se është i pakënaqur me përkujdesjen që kësaj kategorie iu bë nga shteti.

“Nuk është vetëm proteza, ne kemi nevojë edhe për trajtim mjekësor, kemi nevojë për rehabilitim, për Banjë, kemi nevojë edhe për barna, dikush është me trauma, dikush është me pasoja të luftës të rënda, dikush është i plagosur i ka gjymtyrët por është i plagosur i ka plumbat brenda, ne kemi nevojë”, thotë Selmani.

Përgjigje për hallet e Selamnit, të enjten pati ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Në plot vende tjera këto proteza e kanë një limit të çmimit, në Kosovë me Udhëzimin Administrativ dhe vendimin që e kemi miratuar në Qeveri, vetë invalidi i luftës mund ta zgjedhë cilindo institucion, cilëndo protezë që atij i përshtatet më së miri dhe nuk ka limit në pagesë, komplet shuma që i kushton qoftë për protezën, qoftë për mirëmbajtjen e protezës komplet mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”, tha ai.

Ndryshe, deputetët e LVV-së të mërkurën abstenuan në mbledhjen e Komisionit për Buxhet në kuadër të shqyrtimit të Projektligjit për ndryshim dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2027.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Podujevë sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me  BE-në

“Këndi i Debatit” 22.10.2026

“Këndi i Debatit” 22.10.2026

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Me kërkesë të PDK-së Ligji për Specialen kthehet për rishqyrtim, reagime të ashpëra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën