TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Seanca e Kuvendit është përcjellur me përplasje mes deputetëve. Opozitarët akuzuan ministrat për gjendjen në shëndetësi e ekonomi. Ministri Arben Vitia u zotua për mbulim të plotë të protezave të veteranëve.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
0 0
A A

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për orën 10:00, nisi me tingujt e ziles që për disa minuta thirri deputetët të zinin vendet në sallë.

Me pesë pika në rend dite, seanca u shoqërua me përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Një nga përplasjet e para ndodhi kur deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, nuk e lëshoi foltoren edhe pasi i përfundoi koha e paraparë për fjalim.

Pavarësisht se fjalën e kishte marrë deputeti Sylejman Meholli, Haxhiu vazhdoi të qëndronte në foltore.

Përplasjet e saj vazhduan edhe me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila doli në mbrojtje të bashkëpartiakut të saj, Faton Peci.

“Faton Peci, ish-ministri i Bujqësisë, kryetari i sotëm i Mitrovicës, do të mbahet mend për transformimin rrënjësor të të gjithë zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë, për luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Gërvalla.

Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj Haxhiu, e cila ngriti disa akuza ndaj Pecit.

“Për skandalet e ministrit Peci e di krejt vendi. Unë për veti, me qenë në vend tëndin, nuk kisha lëviz fare me mbrojtë një njeri që ka pru mish të skadum e që populli është ushqy me atë mish”, tha deputetja e Aleancës.

Akuza ndaj Qeverisë pati edhe nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri.

Kjo e fundit kritikoi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer, për të cilën është raportuar se ishte përballur me mungesë të barnave në Klinikën e Onkologjisë dhe më pas kishte vdekur.

“A ka farë rëndësie kur dikush përballet me sëmundje për herë të parë, për herë të dytë, kur dikush e ka tre muaj pa hapa dhe kur dikush ka katër muaj pa hapa. Nuk e di ministër se si fle natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin”, u shpreh deputetja e LDK-së, Janina Ymeri.

Në përgjigjen e tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se shkaku i vdekjes nuk mund të përcaktohet pa procedurat përkatëse mjekësore.

“Për shkakun e vdekjes nevojitet autopsia dhe shumë procedura të tjera për të qenë i qartë”, tha ai.

Në seancë u diskutua edhe për gjendjen ekonomike të qytetarëve. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se shumica e familjeve në Kosovë po përballen me vështirësi për të mbuluar shpenzimet mujore.

“Nuk ka familje kosovare, 99 për qind prej tyre detyrohen që çdo muaj të ulen dhe të diskutojnë rreth buxhetit familjar, rreth të hyrave mujore që nuk po i mbulojnë shpenzimet mujore”, tha ai.

Në fund të seancës, Kuvendi miratoi formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të RTK-së: dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Propozimi u miratua me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkaq, Kuvendi nuk pati kuorum për të votuar propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën