TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

by Tëvë1
43 minuta ago
0
A A
Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca e sotme plenare është karakterizuar nga diskutime për çështje politike dhe me interes publik, si dhe nga shkëmbimi i pyetjeve dhe përgjigjeve ndërmjet deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka theksuar se gjatë seancës janë trajtuar një sërë çështjesh, ndërsa është miratuar edhe formimi i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

“Kuvendit po i rikthehet gjallëria. Në seancën e sotme u ngritën dhe u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik, përmes deklarimeve të grupeve parlamentare dhe shkëmbimit të pyetjeve e përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se Komisioni Ad Hoc do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e RTK-së, prej të cilave dy janë të rezervuara për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë.

Sipas Haxhiut, kompletimi i Bordit të transmetuesit publik është i rëndësishëm, ndërsa Kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes të zhvillohet në kohë dhe në mënyrë transparente.

“Gjatë seancës u formua Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për katër pozita, dy për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë. Si transmetues publik RTK-ja duhet të ketë një Bord të kompletuar, dhe Kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka shkruar ajo.

Kuvendi i Kosovës e miratoi formimin e këtij komisioni me 80 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Tags: Albulena HaxhiukuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Gjykatat kushtetuese përballë sfidave të reja, inteligjenca artificiale hap debat në drejtësi

Gjykatat kushtetuese përballë sfidave të reja, inteligjenca artificiale hap debat në drejtësi

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Kosova synon kompaninë e saj ajrore, por me çfarë kostoje?

Marrëveshja detare Libi-Turqi shkakton reagime dhe kritika

Marrëveshja detare Libi-Turqi shkakton reagime dhe kritika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën