TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajqinovci: Konjufca e përfaqësoi Kosovën denjësisht në OKB, opozita gjithmonë kundër

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Bajqinovci: Konjufca e përfaqësoi Kosovën denjësisht në OKB, opozita gjithmonë kundër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është përgjigjur kritikave të disa deputetëve të partive opozitare, të cilët kanë kritikuar paraqitjen e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Bajqinovci ka thënë se paraqitja e Konjufcës ishte e mirë dhe përmbajtjesore  edhe për rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se opozita kurrë nuk është e kënaqur dhe e kanë kundër në çfarëdo forme.

“Gjithmonë opozitën e kemi kundër pa marrë parasysh në çfarëdo aspekti që t’i e mbron UÇK-së. Mendoj që Konjufca në mënyrën më të mirë të mundshme e ka mbrojte luftën e çlirimtare të Kosovës dhe argumentet e ndryshme ku i ka ballafaquar me Gjuriqin. Glauku e ka treguar veten edhe gjatë gjykimit në Hagë, interesimin  tij për këtë çështje. Z.Konjufca në mënyrën më të mirë të mundshme e ka përfaqësuar Kosovë në OKB”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Bajqinovci ka thënë se Konjufca e ka treguar interesimin e tij për këtë çështje edhe gjatë gjykimit në Hagë ku edhe ka qenë atje kur është shpall aktgjykimi.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, vlerëson se Konjufca u tregua i rezervuar në mbrojtjen e ish-krerëve.

“Mënyra se si është trajtuar aktgjykimi ndaj krerëve dhe vet historisë së Kosovës ka qenë e papranueshme nga ministri Konjufca. 81 vjet burg, nuk mund të kalohen me dy fjali diplomatike, është dashur që të përmenden me emra ashtu siç ka pasur edhe mundësinë në KS të OKB-së, është një platformë ku e dëgjon e tërë bota” , tha ajo.

Kritika për paraqitjen e Konjufcës pati edhe nga Aleanca.

Daut Haradinaj nga kjo parti, tha se në Këshillin e Sigurimit nuk u prezantua mjaftueshëm e vërteta për luftën e Kosovës dhe sakrifica për liri.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri. Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!”, u shpreh Haradinaj.

Në OKB, Konjufca foli për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, sulimin e Banjskës dhe fkatin se Radoiç është ende i lire.

Sa i përket vendimit të Dhomave të Specializuara të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konjufca deklaroi se pavarësisht që u theksua që UÇK-ja nuk është në gjykim dhe nuk është qëllimi që të humben vlerat e luftës çlirimtare, shteti i Kosovës do të punojë që në shkallën e Apelit të korrigjohet padrejtësia.

“Aty u theksua qartë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është në gjykim dhe vendimi nuk ka për qëllim të humb vlerën e luftës çlirimtare e pastaj edhe shpalljen e shtetit të pavarur si elementi më i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit. Pavarësisht kësaj kemi shqetësime serioze për sa i përket dënimeve të ashpra. Ne mendojmë se ato përmbajnë gabime në kuptimin e përmbajtjes dhe fakteve dhe presim që në Apel t’i korrigjojmë këto”, ka deklaruar Konjufca.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Shiti pronat e xhaxhait duke falsifikuar dokumente, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Shiti pronat e xhaxhait duke falsifikuar dokumente, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Bajqinovci: Deklaratat e zyrtarëve të afërt me PDK-në më krijuan përshtypjen se ligji për Specialen mund të kthehet në Kuvend

Bajqinovci: Deklaratat e zyrtarëve të afërt me PDK-në më krijuan përshtypjen se ligji për Specialen mund të kthehet në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën