Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është shpallur aktgjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në rajonin e Pejës.
Gjokoviq është dënuar me 10 vjet burgim.
Sipas aktakuzës së ngritur më 23 qershor 2023, Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, tortura, arrestime dhe keqtrajtime të civilëve shqiptarë në fshatin Ozdrim dhe në vendbanimet përreth.
Ai akuzohet gjithashtu për dëbimin dhe deportimin e dhjetëra civilëve shqiptarë, mbajtjen e tyre në kushte skllavërie, si dhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile.
Millorad Gjokoviq ishte arrestuar më 27 qershor 2022, pas një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria Speciale./teve1.info/







