TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

by Tëvë1
27 minuta ago
0
A A
Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë për një hetim të plotë dhe të paanshëm për sulmin në Banjskë, duke theksuar se, tri vjet pas sulmit të vitit 2023, drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Këto qëndrime i shprehu zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Letonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Oļegs Iļģis, gjatë diskutimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Është për të ardhur keq që pas tri viteve pas sulmit të dhunshëm në Banjskë në vitin 2023, drejtësia ende nuk ka rënë në vend. I bëjmë thirrje Serbisë që të demonstrojë bashkëpunim konstruktiv për hetim të plotë e të paanshëm; ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës para ligjit”, deklaroi Iļģis.

Ai tha se Letonia e mirëpret përzgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

“Shpresojmë që ky zhvillim do të kontribuojë në stabilitetin institucional dhe do t’i mundësojë Kosovës që t’i bëjë reformat kryesore dhe të adresojë sfidat e mbetura”, tha ai.

Iļģis theksoi se Letonia vazhdon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe qeverisjen përfshirëse, duke i cilësuar këto si thelbësore për stabilitetin e vendit dhe integrimin evropian.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shqetësimin e Letonisë për ndryshimet e fundit në ligjin për Gjykatën Speciale.

“Ne e respektojmë mandatin dhe pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara për të siguruar drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet”, u shpreh ai, duke e inkurajuar Kosovën që t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare dhe të vazhdojë reformat.

Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, përfaqësuesi letonez u bëri thirrje të dyja palëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe retorikën që mund të rrisë tensionet dhe të dëmtojë besimin ndërmjet komuniteteve.

“I kërkojmë të dyja palëve që të demonstrojë vullnet politik dhe të kërkojë e të bëjë kompromise kuptimplota në mënyrë që të me të zbatohen të gjitha aranzhimet dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve, sepse ato janë esenciale për të pasur paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, tha Iļģis.

Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas tij, ky bashkëpunim kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin në terren. Megjithatë, ai përsëriti rëndësinë që misionet ndërkombëtare të mbeten efektive në përmbushjen e qëllimeve të tyre. “Në këtë aspekt, Letonia mbështet një rishikim strategjik të mandatit të UNMIK-ut dhe rolit të tij të mëtutjeshëm”, deklaroi ai.

Në përfundim, Iļģis rikonfirmoi përkushtimin e Letonisë për paqe dhe siguri në Kosovë, përfshirë përmes kontributit të saj në KFOR, si dhe mbështetjen për një Kosovë stabile, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe./rtk

Tags: letoniaOKBTeve1UNMIK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën