TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

by teve1
57 minuta ago
0
A A
Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Jennifer MacNaughtan, i ka bërë thirrje Serbisë që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë.

Në adresimin e saj në OKB, MacNaughtan përmendi edhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se tre vjet nga sulmi dhe Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë.

Ajo kërkoi që Serbia të ofrojë qasje në arkiva për të mundësuar përparim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Britania ka mirëpritur formimin e institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit që t’i bashkohen shumicës së shteteve njohëse.

Përfaqësuesja britanike ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë dhe të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.

Ajo u ka bërë thirrje palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, si dhe zotimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën