Një aksident zinxhiror trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare, ku janë përfshirë pesë automjete dhe janë raportuar disa persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se policia ka pranuar informatën për aksidentin rreth orës 20:30.
“Në aksident janë përfshirë pesë automjete, ndërsa sipas informatave fillestare, janë raportuar 6–7 persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente nga Shtimja, ndërsa është kërkuar edhe angazhimi i ekipit emergjent nga Ferizaj”, ka deklaruar Veseli.
Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, nuk është raportuar për lëndime serioze.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në segmentin e rrugës Ferizaj–Shtime ku ka ndodhur aksidenti ishte bllokuar në të dy drejtimet.
Megjithatë, sipas Veselit, rruga është liruar plotësisht për qarkullim në orën 21:40.







