TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë të paarmatosur e të pafajshëm në Kosovë

by teve1
2 orë ago
1
A A
Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë të paarmatosur e të pafajshëm në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar Serbinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke e akuzuar për kërcënime të vazhdueshme ndaj Kosovës, ekspansionizëm territorial dhe mungesë të llogaridhënies për krimet e kryera gjatë luftës.

Gjatë fjalimit të tij, Konjufca deklaroi se personat e dyshuar për krime në Kosovë vazhdojnë të jetojnë të lirë, ndërsa kritikoi ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për mos përmendjen e viktimave shqiptare në deklaratën e tij para Këshillit të Sigurimit.

Ai theksoi se Serbia ka vrarë 12 mijë njerëz të paarmatosur e të pafajshëm në Kosovë.

“Zonja presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 000 njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 000 shqiptarë të vrarë\! Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”, deklaroi Konjufca.

Ai kërkoi nga Serbia që të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe të ndalë, siç u shpreh ai, politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Konjufca akuzoi Beogradin zyrtar për mbështetje të sulmit në Banjskë, duke përmendur Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si organizator të tij.

Ai shprehu shqetësim për faktin se Radoiçiqi është shfaqur në një tubim politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në vend që të përballet me drejtësinë.

“Këto nuk janë provokime të izoluara, ato ekspozojnë një doktrinë armiqësore, ekspansionizëm territorial dhe pandëshkueshmëri për agresion të armatosur”, tha Konjufca.

Kreu i diplomacisë kosovare kërkoi gjithashtu nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë veprimet e tilla dhe të kërkojë llogaridhënie për sulmin në Banjskë.

Ai theksoi se Serbia duhet të ndalë pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë si bazë për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, e as drejtësia për sulmin terrorist të Banjskës”, theksoi Konjufca.

Në fund, ai vlerësoi se Kosova ka shënuar përparim në fusha të ndryshme, duke ritheksuar rëndësinë e drejtësisë, llogaridhënies dhe respektimit të sovranitetit të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Rugova: Përparim Rama ka peshë të madhe brenda LDK-së, po bën opozitë edhe pa qenë në Kuvend

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen në fushatë për përfaqësim më të fuqishëm

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Britania i kërkon Serbisë të dorëzojë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën