TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozhari: Edi Rama duhet të japë dorëheqje, asnjë pushtet nuk i reziston revoltës studentore

by teve1
1 orë ago
1
A A
Pozhari: Edi Rama duhet të japë dorëheqje, asnjë pushtet nuk i reziston revoltës studentore

Analisti politik Xhevdet Pozhari, duke komentuar protestat e dhunshme në Shqipëri, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje para se situata të përshkallëzohej në këto përmasa.

Në emisionin “Kënd i Debatit” në Tëvë 1, Pozhari ka thënë se asnjë pushtet nuk mund t’i rezistojë revoltës dhe kryengritjes studentore, veçanërisht kur zemërimi i të rinjve buron nga pashpresa.

Sipas tij, dhuna ndaj të rinjve e bën të papranueshme vazhdimin e ushtrimit të pushtetit.

“Në momentin që sheh fëmijë dhe të rinj të përgjakur, ai që e përgjak këtë rini nuk meriton të jetë në pushtet, por duhet të shkojë në shtëpi. Mendoj se Edi Rama është dashur të japë dorëheqje shumë më herët, para se situata të arrinte në këto përmasa. Tashmë është vonë”, ka deklaruar Pozhari.

Ai ka kritikuar Ramën për, siç është shprehur, cinizmin dhe ofendimet ndaj protestuesve, si dhe për qëndrimin ndaj reagimit policor.

Pozhari ka pretenduar se kryeministri ka nxitur rritjen e dhunës ndaj protestuesve dhe ka kërcënuar prindërit me përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara.

“Kur e sheh se ai njeri është shkëputur nga realiteti dhe vazhdon të dalë me deklarata cinike, duke i ofenduar sërish të rinjtë, ndërkohë që stimulon forcat policore me 2 mijë e 500 euro për ta shtuar edhe më shumë dhunën ndaj protestuesve, si dhe kërcënon prindërit se, nëse fëmijët e tyre përfundojnë në komisariate, ata do të jenë përgjegjës për pagesën e dëmeve, kjo është e papranueshme, kur dihet se gjithçka që bëhet në Shqipëri financohet nga taksat e po atyre prindërve”, ka shtuar ai.

Analisti ka rikujtuar se protestat paqësore kishin zgjatur 135 ditë dhe ka vlerësuar se dëgjimi i kërkesave të studentëve mund të kishte parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sipas Pozharit, shpërfillja dhe përçmimi i vazhdueshëm i kërkesave të studentëve kanë ndikuar në rritjen e zemërimit qytetar.

“I kishim protestat paqësore për 135 ditë dhe, nëse do të dëgjohej zëri i studentëve, kërkesat e të cilëve kanë qenë minimale, ndoshta ky zemërim do të mund të qetësohej. Mirëpo, Edi Rama vazhdimisht i tallte dhe i përbuzte, ndaj ishte e pashmangshme që të ndodhte ajo që po ndodh tani. Mendoj se edhe Edi Rama e di që nuk ka pushtet që mund t’i rezistojë revoltës dhe kryengritjes studentore. Nuk ka pushtet që mund t’i bëjë ballë këtij zemërimi rinor, i cili duket se buron nga pashpresa dhe ndjenja se të rinjtë nuk kanë më asgjë për të humbur”, ka përfunduar Pozhari./teve1.info/

Tags: doreheqjeEdi RamaProtestaShqiperiXhevdet Pozhari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

SHBA-ja në OKB: Trump dëshiron paqe, Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën