Llapi është forcuar me një lojtar që ka të kaluar tek Ajaxi dhe së fundi te Sivasspori në Turqi.
Bëhet fjalë për Queensy Menig.
31-vjeçari i bashkohet Llapit si lojtar i lirë.
Për Ajaxin i ka luajtur pesë ndeshje. Për klubin e njohur holandez ka shënuar një gol, ndërsa për Sivassporin ka gjashtë gola në 28 paraqitje.
Nga viti 2021 deri në vitin 2024, ish-sulmuesi i Holandës u21 luajti te Partizani i Beogradit.
Për klubin serb ka shënuar 22 gola, ndërsa asistoi 22 herë në 108 ndeshje.









