TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Në ditën e tetë të protestës në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u kërkoi studentëve dialog pa kushte. Këta të fundit refuzuan dhe vazhduan protestën e cila kërkon dorëheqjen e Ramës. Ndjekim në vazhdim një kronikë se si u zhvillua protesta sot në Tiranë.

by Jetmira Lushi
1 orë ago
0
A A
Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Para dyerve të Kryeministrisë po vendosen karrige të kuqe.

Mbi to, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, dorëheqja e të cilit po kërkohet që një javë me protesta, vendosi nga një mbishkrim “dialog”.

Kjo në kohën kur studentët protestues veçse ishin mbledhur për protestën në ditën e tetë të saj.

Rama u ofroj protestuesve dialog pa kushte.

“Tani, kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, së bashku me qeverinë. Të vetmit që s’kanë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama.

Megjithatë, kërkesa e kryeministrit Rama nuk u mor parasysh nga protestuesit.

Këta të fundit, menjëherë demoluan karriget që vendosi Rama.

E me të kryer punë aty, protestuesit u zhvendosën te Ministria e Arsimit.

Nga këtu, protesta paqësore eskaloi në dhunë, ku protestuesit filluan të gjuajnë gurë në drejtim të institucionit.

Pastaj, filloi përleshja mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat.

Kjo bëri që protestuesit të zhvendosen te Kryeministria, ku bllokuan rrugën dhe filluan të gjuanin Policinë e Shqipërisë me gurë.

Pak më larg, protestues të maskuar demoluan banera dhe objekte të tjera që gjetën në rrugë.

Nga protestat masive të studentëve që nisën e cila nisën  më 13 tetor, Policia thotë se deri më tani 295 persona janë plagosur, përfshirë 186 oficerë.

Ndërkohë, Rama ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale, si dhe masat për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Tha po dal me ecë…nuk ka pasur probleme më askënd” – momentet e fundit të babait me Auron Ferizin

“Tha po dal me ecë…nuk ka pasur probleme më askënd” – momentet e fundit të babait me Auron Ferizin

Tronditët nëna, i ndërrohet foshnja në Spitalin Amerikan 2 – Spitali e mohon rastin, Inspektorati Shëndetësor e konfirmon

Tronditët nëna, i ndërrohet foshnja në Spitalin Amerikan 2 – Spitali e mohon rastin, Inspektorati Shëndetësor e konfirmon

Zulfaj në Pragë: Kosova synon avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE

Zulfaj në Pragë: Kosova synon avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Vushtrrisë

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Vushtrrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën