Një i burgosur, deri sa ka qenë duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton teve1.info
Ky i fundit ka marrë lëndime trupore.
“Raportohet se në qendrën e ndalimit, gjatë ofrimit të tretmanit mjekësor për të ndaluarin mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.