Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Pas 45 minutave lojë, rezultati i takimit është 0:0 edhe pse të dyja skuadrat kanë tentuar ta zhbllokojnë rezultatin.
Megjithatë, rastin më të mirë në pjesën e parë, e pati skuadra e Ballkanit kur Toni Domgjoni në minutën e 29-të, dështoi përball portierit të Prishtinës duke gjuajtur jashtë portës.
Mbetet të shihet se si do të reagojnë skuadrat në pjesën e dytë pas pushimit prej 15-të minutave.
Kjo është ndeshja e parafundit e kësaj xhiroje të elitës së futbollit kosovar.









