Basketollistja e Peja 03, Zutorya Cook është zgjedhur më e mira e javës duke u shpallur “MVP” e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.
Cook pati indeksin e lojës 35, ndërsa ishte më e dalluara te Peja 03 në fitoren ndaj Penzës, duke regjistruar 21 pikë, 14 kërcime e 6 asistime.
Gjithashtu, Cook është përfshirë edhe në top 5 lojtaret e javës së dytë, ku është edhe bashkëlojtarja e saj, Britney Seymour që pati 11 pikë, 15 kërcime e 1 asistim.
Penzës në ekipin e javës, e përfaqëson Nyshea Weaver që realizoi 24 pikë, 7 kërcime e 1 asistim derisa Enisa Kamerolli e Alexis Tucker përfaqësojnë Bashkimin.
Tucker me 18 pikë, 7 kërcime e 3 asistime kurse Kamerolli me 13 pikë, 4 kërcime e po aq asistime ishin më të merituarat për fitoren e Bashkimit ndaj Prishtinës.









