TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fondi sovran ende në kushtetuese

Prej afro tre vitesh, Gjykata Kushtetuese ka në trajtim ligjin për themelimin e Fondit Sovran. Kryeministri Albin Kurti e ka rikonfirmuar se e kanë në agjendë shuarjen e AKP-së, sapo të vendos Kushtetuesja.

by Doresa Geci
1 orë ago
0 0
A A

Çështjen e shuarjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimi nuk e ka mbyllur.

Madje, këtë kryeministri Albin Kurti ia tha edhe drejtorit të AKP-së, Hekuran Nikqit, gjatë takimit që pati ditë më parë.

Sipas Kurti, mungesa e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, e ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit, dhe formimin e Fondit Sovran.

Ligji është dërguar në Kushtetuese nga PDK dhe LDK.

Përfaqësuesi ligjor i tyre, avokati Faton Fetahu, është i bindur se ligji bie ndej me aktin më të lartë juridik në vend.

“Në thelb, është çështje e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe e përcaktimit të rregullave mbi të cilat duhet të funksionojë ekonomia e Kosovës. Në kërkesën tonë kemi argumentuar se 11 nene të këtij ligji janë në kundërshtim me së paku shtatë nene të Kushtetutës. Këto pretendime i kemi mbështetur në argumente konkrete juridike dhe ekonomike, të cilat presim që Gjykata t’i shqyrtojë në tërësi. Sa i përket vonesës, është e qartë se, pas gati tre vjetësh, pritja për një vendim në një çështje kaq të rëndësishme është shqetësuese. E kuptojmë se Gjykata Kushtetuese ka pavarësinë e saj në përcaktimin e ritmit të shqyrtimit të lëndëve, por rëndësia e kësaj çështjeje kërkon që vendimi të merret pa vonesa të mëtejshme”, thotë ai.

Për këtë çështje, TËVË1 ka dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë nuk ka pranuar përgjigje.

Por sa është i arritshëm ky premtim i Kurtit?

“AKP-në nuk është në gjendje Qeveria ta shuaj, krijimi i këtij Fondi është që nga fillimi i Qeverisjes së z.Kurtit por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk besoj që do të ndodh është një premtim dhe është një dëshirë e tij por në aspektin praktik nuk mendoj që do të realizohet edhe nëse do të realizohet vetëm do të komplikojë vendimmarrjen dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe procesit në ekonomi është një hap drejt burokracisë më të lartë”, shprehet Fidan Qerimi –ekonomist.

Shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e sheh vështirë të realizueshme, edhe Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Unë dyshojë shumë që AKP mund të shuhet sepse ka një ndërlidhje me rezolutën 1244 dhe derisa vlen ajo është kogja problem edhe AKP duhet me funksion për shkak të borxheve të vjetra Nëse e sheh përmbajtjen e tij është pak problematike në situatën që e kemi, ai kryesisht po mbështet ndërmarrjet publike ne e shohim gjendjen e tyre nuk po flasim tash po flasim që pas luftës të gjitha qeveritë kanë dështuar me gjet zgjidhej që do të ndikonin në menaxhimin më të mirë të ndërmarrjeve publike…”, shprehet ai.

Fondi Sovran, i konceptuar si institucion investues dhe zhvillimor i Kosovës, synon të marrë në menaxhim ndërmarrjet publike me karakter komercial – përfshirë Trepçën, KEK-un, Postën, Telekomin, Infrakosin dhe Trainkosin si dhe asetet me potencial zhvillimor që aktualisht administrohen nga AKP-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën