Pas humbjes që e pësoi javën e kaluar në derbi nga Manchester City, Liverpooli, të shtunën mbrëma u kthye te fitorja në Premier Leaguen angleze.
Liverpooli e mposhti Brentfordin në udhëtim me përmbysje të rezultatit 2:1, në kuadër të xhiros së shtatë.
Keane Lewis-Potter e kaloi në epërsi Brentfordin në minutën e 44-t.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Brentfordi mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi që mesfushori Yegor Yarmolyuk u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Liverpooli shënoi dy gola brenda tetë minutave në pjesën e dytë për përmbysjen e madhe.
Victor Munoz në minutën e 62-të i barazoi shifrat në 1:1, kurse golin e fitores 2:1 e realizoi Alexander Isak në minutën e 70-të.
Brentfordit iu përjashtua edhe një futbollist nga loja në minutën e 92-të.
Liverpooli ka 12 pikë, kurse Brentfordi ka dy pikë më pak.








