Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Idriz Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik e kombëtar në ditët më të vështira për Kosovën.
Ai ka thënë se kontributi i Rrecaj është pjesë e historisë së LDK-së dhe UÇK-së.
“Intelektual, veprimtar i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj, kryetar i saj i parë, Idriz Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik e kombëtar në ditët më të vështira për Kosovën. Kontributi i tij është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe e përpjekjes sonë për liri e pavarësi”, ka shkruar Abdixhiku, pas ka njoftuar se sot me bashkëpunëtorë të LDK-së, kanë bërë nderime për heroin Idriz Rrecaj
Trupi i Idriz Rrecaj është gjetur në varrezën masive në Zubin Potok.
Ai gjatë luftës në Kosovës, në prilli të vitit 1999 ishte rrëmbyer nga forcat serbe bashkë me pjesëtarët e grupit të intelektualëve shqiptarë.







