TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Rama: S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që vijojnë prej disa ditësh në Tiranë, duke njoftuar masa për bizneset e vogla që kanë pësuar dëme gjatë përplasjeve.

Ai bëri të ditur se, duke nisur nga sot, bizneset e vogla të dëmtuara do të kenë mundësi të regjistrojnë dëmet e shkaktuara përmes një dritareje të posaçme në platformën e-Albania.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se 10 grupe verifikimi nga Drejtoria e Tatimeve do të dalin në terren për të mbledhur të dhënat dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve të vogla në kryeqytet.

“Prej ditës së sotme, çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës qorre ka një dritare në e-Albania ku do mund të regjistrojë dëmin. Sikundër u thashë dhe miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikime nga Drejtoria e Tatimeve do jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël të  kryeqytetit.  Do jemi bashkë me çdo familje që jeton me punë të ndershme në Tiranë dhe që ka humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se qeveria do të mbështesë familjet dhe bizneset e prekura, duke u zotuar për rikthimin e tyre pas dëmeve të shkaktuara.

Kryeministri theksoi se çdokush ka të drejtë të ushtrojë në mënyrë demokratike dhe paqësore të drejtën për të protestuar, ndërsa u zotua se nuk do të lejojë askënd që të rrezikojë të ardhmen e vendit.

“I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi“, tha Rama.

Ndërkohë, situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Protesta e së premtes në Tiranë, 10 protestues dhe 8 policë të lënduar

Protesta e së premtes në Tiranë, 10 protestues dhe 8 policë të lënduar

Një gruaje – shtetase e huaj i vidhen para dhe dokumente

​Babai raporton se djali i tij ia vodhi veturën dhe 2.100 euro në Fushë Kosovë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk respektojnë vendimin për pagën minimale

Protesta e së premtes në Tiranë, 10 protestues dhe 8 policë të lënduar

Protesta e së premtes në Tiranë, 10 protestues dhe 8 policë të lënduar

Një gruaje – shtetase e huaj i vidhen para dhe dokumente

​Babai raporton se djali i tij ia vodhi veturën dhe 2.100 euro në Fushë Kosovë

Llapi dhe Drita takohen sot nga ora 14:00

Llapi dhe Drita takohen sot nga ora 14:00

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump pezullon sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga Kongresi

Të “pakapshmit” e shtetit

​Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Leposaviq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën