TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

by teve1
2 orë ago
1
A A
KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Reforma në Drejtësi gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 ka shënuar progres kryesisht procedural, por pa rezultate konkrete në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Këto gjetje janë prezantuar të premten në raportin “Reforma në Drejtësi: Ligje në Proces, Rezultate në Pritje”, i cili analizon zhvillimet institucionale në këtë fushë gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Sipas raportit, deri më 30 qershor, asnjëri nga pesë projektligjet që burojnë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve e vitit 2023 nuk ishte miratuar, ndonëse ato kishin kaluar nëpër faza të harmonizimit, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsultimit publik.

Vullnet Bugaqku nga KDI tha se, megjithëse institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë janë përfshirë në procesin e hartimit të projektligjeve, transparenca në trajtimin e komenteve të pranuara gjatë konsultimeve publike mbetet sfidë.

Sipas tij, publiku nuk ka pasur gjithmonë mundësi të kuptojë se cilat komente janë pranuar apo refuzuar dhe se si ato janë reflektuar në versionet pasuese të projektligjeve.

Raporti trajton edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ku KDI ka evidentuar mangësi në procesin parlamentar, përfshirë tentativën për organizimin e një dëgjimi publik me më pak se 24 orë njoftim.

KDI ka ngritur shqetësime edhe për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilat lidhen me kontrollin e integritetit, vlerësimin e performancës, përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe garantimin e pavarësisë institucionale.

Ndërkaq, Florent Spahija nga KDI tha se përvoja e Këshillit Prokurorial të Kosovës tregon sfidat që mund të shfaqen gjatë zbatimit të ndryshimeve të mëdha institucionale.

Sipas raportit, tranzicioni pas ndryshimeve ligjore në KPK është shoqëruar me përbërje të paplotë, mungesë kuorumi në disa raste dhe konteste lidhur me proceset zgjedhore. Probleme me kuorumin dhe proceset e përzgjedhjes janë evidentuar edhe në funksionimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Një tjetër çështje e ngritur nga KDI është mungesa e planifikimit të mjaftueshëm financiar dhe institucional për zbatimin e reformës. Sipas vlerësimit të organizatës, funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore do të kërkonte rreth 1.2 milion euro në vit.

Në përfundim, KDI vlerëson se miratimi i ligjeve duhet të jetë vetëm hapi i parë i reformës, ndërsa suksesi i saj duhet të matet përmes zbatimit në praktikë, forcimit të pavarësisë dhe llogaridhënies, rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe besimit të qytetarëve në institucionet përkatëse.

Raporti është realizuar në kuadër të projektit “Formësimi i reformave në drejtësi dhe kundër korrupsionit përmes dialogut kuptimplotë”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca uron emërimin e Schübel si përfaqësues i BE-së në Kosovë

Konjufca: Serbia po kërcënon Kosovën, BE-ja ta detyrojë Beogradin ta dorëzojë Radoiçiqin

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

KRU “Gjakova” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën