Situata në protestën e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione.
Pas grumbullimit nga drejtime të ndryshme pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të zonës së “21 Dhjetorit”.
Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë djegur kosha plehrash dhe kanë shkulur kangjellat që ndajnë rrugën nga trotuari.
Tubimi ishte paralajmëruar të niste në orën 11:00.
Krahas studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme dhe prindër të nxënësve.
Protesta është zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, ku studentët kanë dalë në rrugë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kjo është dita e katërt e protestës së gjimnazistëve dhe studentëve, të cilët vijojnë mobilizimin në disa qytete të vendit.








