Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitjen e raportuar më 10 tetor në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është identifikuar dhe arrestuar më 15 tetor 2026, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një shumë parash, që dyshohet se rrjedhin nga grabitja.
“Lidhur me rastin, më 15.10.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga grabitja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







