Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shpërndarë një video mesazh në profilin e tij në Facebook, në lidhje me protestat që po vazhdojnë në ditën e tretë radhazi.
Ai aty ka thënë se ka ndjekur protestat dhe këkesat e protestuesve, dhe ka thënë se mbetet i hapur për dialog.
“U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues. Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi, sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë”, ka thënë Begaj.







