Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës.
Me këtë ndeshje edhe do të mbyllet kjo xhiro e elitës së futbollit kosovar, ndërsa rezultati aktual pas 45 minutave lojë, është 1:0 në favor të Malishevës.
Golin që e zhbllokoi rezultatin e takimit që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, e shënoi sulmuesi Xhemal Ibishi në minutën e 29-të pas një veprimi individual në zonë.
Para këtij takimi, Malisheva dhe Prishtina kanë ndarë dy pozitat e para në tabelë me nga 19 pikë të mbledhura, ndonëse kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.










