TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti flet për zyrtarët serbë në administratë: 15 kanë ankesa për transferimin, 29 u ndërprenë kontratat

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Kurti flet për zyrtarët serbë në administratë: 15 kanë ankesa për transferimin, 29 u ndërprenë kontratat

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në Kuvend se 15 zyrtarë nga komuniteti serb kanë paraqitur ankesa kundër vendimeve për transferim brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër të tjerë janë larguar nga shërbimi civil. Ai ka folur edhe për ndërprerjen e kontratave të 29 zyrtarëve serbë në Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet vartëse të saj, duke thënë se vendimi është marrë për shkak të mungesave të vazhdueshme në vendet e punës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje në Kuvend lidhur me sistemimin dhe transferimin e zyrtarëve nga komuniteti serb në institucionet e Kosovës, si dhe për ndërprerjen e kontratave të punës për disa prej tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, lidhur me pagesat për zyrtarët që, sipas shqetësimit të ngritur, kanë marrë paga pa ushtruar detyra zyrtare, Kurti tha se ish-Ministria e Administratës Publike kishte pasur obligim të sistemonte 20 punonjës nga komuniteti serb, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas Kurtit, këta punonjës nuk kanë ushtruar detyra zyrtare në ministri që nga nënshkrimi i akteve të emërimit. Për këtë arsye, gjatë vitit 2025, Ministria e Punëve të Brendshme, në cilësinë e institucionit përgjegjës për administratën publike, kishte ndërmarrë veprime për transferimin e tyre në komisione të tjera brenda ministrisë.

“Megjithatë, që nga nënshkrimi i akteve të emërimit, këta zyrtarë nuk kanë ushtruar asnjëherë detyra zyrtare në kuadër të ministrisë. Në këtë kontekst, gjatë vitit 2025, Ministria e Punëve të Brendshme, në cilësinë e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, ka ndërmarrë veprime duke i transferuar ata në komisione të tjera brenda ministrisë”, deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se pas nxjerrjes së vendimeve për transferim, katër zyrtarë janë larguar nga shërbimi civil, ndërsa 15 të tjerë kanë paraqitur ankesa pranë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Pas nxjerrjes së vendimeve për transferim, katër prej këtyre zyrtarëve janë larguar nga shërbimi civil, si rezultat i shqyrtimit të masave disiplinore, ndërsa 15 të tjerë kanë paraqitur ankesa kundër vendimeve për transferim pranë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, tha kryeministri.

Gjatë përgjigjes së tij në Kuvend, Kurti foli edhe për ndërprerjen e kontratave të punës për 29 zyrtarë nga komuniteti serb në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në institucionet vartëse të saj.

Sipas tij, vendimi është marrë për shkak të mungesave të vazhdueshme të këtyre zyrtarëve në vendet e tyre të punës dhe në bazë të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, me qëllim të adresimit të parregullsive të evidentuara.

Kurti bëri të ditur se nga 29 zyrtarët, 20 ishin të punësuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shtatë në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe dy në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Ai shtoi se këta zyrtarë ishin identifikuar edhe si pjesëtarë të ish-strukturës së Mbrojtjes Civile, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte shpallur organizatë terroriste në qershor të vitit 2023.

“Shkëputja e kontratave të punës për ta është bërë për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendet e punës dhe bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, me qëllim të adresimit të parregullsive të evidentuara”, deklaroi Kurti.

Deklaratat e kryeministrit u dhanë në përgjigje të pyetjeve parlamentare lidhur me funksionimin e administratës publike, sistemimin e punonjësve dhe masat e ndërmarra ndaj zyrtarëve që, sipas tij, nuk kanë ushtruar detyrat e tyre zyrtare.

Tags: albin kurtikryeminstrikuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Interi mbetet një muaj pa Lautaron

Interi mbetet një muaj pa Lautaron

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut për protestën në Tiranë: Dhuna dhe qasja e Policisë po e rëndojnë situatën

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut për protestën në Tiranë: Dhuna dhe qasja e Policisë po e rëndojnë situatën

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse, Zelensky akuzon Trumpin për favorizim ndaj Rusisë

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Kosova u bën thirrje qytetarëve në Stamboll për kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën